Gafa e “Sony”-t, në vend të “trailer”-it poston filmin e plotë

06 korrik 2018 | 12:13

“Sony” ka bërë një gabim të rëndë javën e kaluar. Filmi “Khali The Killer” është postuar i plotë në “Youtube”, në vend të “trailer”-it të tij.

 Në kanalin “Youtube” të “Sony”-t u pa klipi i gjatë 1 orë, 29 minuta e 46 sekonda. Sipas “Independent”, ky film qëndroi rreth 6 orë gabimisht në “Youtube”, përpara se të fshihej.

 “Khali The Killer” u pa nga 11 000 persona falas. “Sony” nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë gafë të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në stadiumin “Nizhny Novgorod” nga ora 16:00 përballen Uruguai dhe…