“Galaxy Note 9” nuk do të ketë “finger print”

12 mars 2018 | 15:35

“Galaxy Note 9” mund të mos ketë lexues të gjurmëve të gishtave nën ekran, të paktën sipas analistit të KGI, Ming-Chi Kuo.

Në fakt për pak kohë u përfol se kjo veçori do të ishte në telefonat e ardhshëm të “Galaxy”. Në dhjetor të 2016-s pati spekulime që “Galaxy S8” do e kishte, dhe në fakt e ka. Dyshimet vazhduan dhe për “Note 8”, por telefoni përfundoi duke pasur një skaner pas. Tashmë që “Galaxy S9” do të ketë të njëjtin dizajn, presim nga “Samsung” të adoptojë teknologjinë e re.

Analiza e KGI thotë se “Samsung” mund ta anashkalojë këtë veçori për “Note 9”, pasi zgjidhja aktuale e sensorëve ultratinguj dhe optik nuk i përgjigjet kërkesave teknike të “Samsung”.

Kjo kompani mund ta përfshijë atë në një tjetër telefon në të ardhmen, ndoshta “Galaxy S” i ardhshëm, ka thënë Kuo.

Nëse parashikimi i tij për “Galaxy Note 9” është i vërtetë, kjo do të thotë se “Samsung” do të gjejë një tjetër mënyrë për të diferencuar “Note 9” nga “Galaxy S9”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), njofton opinionin…