Gani Dreshaj premton se istogasit nuk do t’i lërë vetëm

01 janar 2018 | 00:33

Ish-kandidati për kryetar të Istogut nga AAK-ja, Gani Dreshaj, ka bërë me dije se festën e ndërrimit të motmoteve është duke e kaluar pranë familjes së tij në Hamburg të Gjermanisë.

Ai përmes një fotografie familjare ka uruar të gjithë shqiptarët derisa ka premtuar se istogasit nuk do t’i lërë vetëm, ani pse nuk ka arritur të zgjedhet si kryetar i Istogut.

Postimi i tij i plotë në “Facebook”:

Pas një viti me plot sfida, kam ardhur tek familja ime në Hamburg për të festuar natën e ndërrimit të motmoteve.

Ju uroj të gjithëve shëndet, gëzime, suksese në vitin 2018.

Le të mbretëroi harmonia, dashuria për njëri tjetrin, ndershmëria, mbi të gjitha solidariteti.

Ju premtoj me sinqeritetin më të madh se istogasit e mi nuk do t’i lë vetëm asnjëherë, në çfarëdo pozicioni qofsha

Unë në 2018 do të hap vende pune, studentëve do ua bëj shumë ëndrra realitet dhe tërë potencialin tim do e shkrijë për ju dhe me ju.

Faleminderit për mbështetjen e dhënë në 2017, qofshim të bashkuar përgjithmonë.

G.D

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta “Epoka e re” ua uron të gjithë shqiptarëve Vitin…