Gani Sejdiu kryetrajner i Vëllaznimit

01 maj 2018 | 01:14

Pas përfundimit të ndeshjes Vëllaznimi – Besa e cila është mbyllur në barazim 0-0, menjëherë është mbajtur një mledhje nga kryesia e klubit dhe me marrëveshje me trajnerin Arsim Gojani kanë vendosur ta shkëpusin bashkpunimin e deritanishëm.

Kryetari i klubit, Agim Cana menjëher është interesuar që klubin mos ta lerë në këtë gjendje dhe në orët e vona të ditës së hënë ka arrituar marrëveshje me GANI SEJDIUN, një trajner me premisa të mëdhaja në kampionatin e Kosovës. Kjo marrëveshje është arritu fal respektit që Sejdiu ka ndaj Kryetarit Agim Cana dhe klubit gjakovar. Siq thuhet në faqen zyrtare të klubit, Gani Sejdiu është i gatshem ta udhëheq ekipin dhe të bëj maksimumin dhe të pamunduren që Vëllaznimi të mbetet në SuperLigë, sepse SuperLiga nuk e ka hijeshinë e duhur pa KF “Vëllaznimin”.

Stërvitja e radhes do të jetë të marten 1 maj, në orë 16:00 nën drejtimin e Gani Sejdiut që të pëgatiten për ndeshjen e radhes që zhvillohet me 03 maj në Gjilan kundër “Vllaznisë” nga Pozherani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demrokatke të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…