Gashi e Minxhozi diskutojnë për vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut

03 prill 2018 | 15:02

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Gjatë këtij takimi, ministri Gashi e ka njoftuar ambasadorin Minxhozi rreth të gjitha angazhimeve dhe përgatitjeve që po i bënë Qeveria e Kosovës dhe MKRS-së në shënimin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Theks i veçantë gjatë këtij takimi i është kushtuar koordinimit të përbashkët në zhvillimin e aktiviteteve që do të realizohen me rastin e vitit mbarëkombëtar të heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeut si dhe shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Gashi ka bërë me dije se qyteti i Prizrenit do të jetë qendra kryesore e zhvillimit të të gjitha aktiviteteve që do të mbahen me rastin e shënimit të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Më tutje ministri Gashi dhe ambasadori Minixhozi kanë rënë dakord që në kuadër të shënimit të aktiviteteve të përbashkëta të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti – Skënderbeut të dyja vendet të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës.

“Kultura e përbashkët kombëtare, gjithmonë ka pasur për orientim themelor vlerat dhe simbolikën që bartë në vete trashëgimia kastriotiane, sa i përket mesazheve dhe vlerave kombëtare, civilizuese dhe frymëzuese përgjatë shekujve. Prandaj, institucionet më të larta kulturore të të dyja vendeve do të bashkërendojnë aktivitetet që përmes kulturës, nderimi për figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të jetë në lartësinë e figurës së tij”, ka njoftuar MKRS-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tregjet e kapitalit në Shtetet e Bashkuara e nisën muajin…