Gashi premton zgjidhjen e problemit të kanalizimit në Bibliotekën Kombëtare

05 prill 2018 | 12:08

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, pas vizitës në Teatrin Kombëtar, të njëjtën gjë e ka bërë edhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, e cila që nga themelimi ballafaqohet me probleme të rrjetit të kanalizimit.

Podrumet e këtij institucioni nuk kanë rrjet kanalizimi, ndërsa aty ruhen ekzemplarët e rëndësishëm.

Drejtori i kësaj biblioteke, Fazli Gajraku, ia ka paraqitur Gashit problemet me të cilat ballafaqohen.

Ndërsa ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, pasi ka dëgjuar për problemet me të cilat ballafaqohet Biblioteka Kombëtare, është zotuar se investimi i parë që do të bëhet aty do të jetë ruajtja e ekzemplareve.

Gashi ka theksuar sesi me rastin e Teatrit Kombëtar, edhe gjendja e bibliotekës lidhet me rishikimin e buxhetit, i cili pritet të bëhet në muajin qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të famshmen Kim Kardashian duket se e ka kapluar nostalgjia…