Gazmend Begolli i bashkohet Vetëvendosjes

22 maj 2018 | 15:00

Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar Gazmend Begolli, inxhinier i diplomuar i makinerisë, mësimdhënës, ekspert i fushës së energjisë dhe termo-energjetikës, Gazmend Begolli.

Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka thënë së në Vetëvendosje po i bashkojnë dijet dhe përvojat.

“Në selinë qendrore të lëvizjes sonë z. Begolli e kam pritur bashkë me drejtuesin e Komitetit tonë Profesional për Industri, z. Nazmi Mikullovci, i cili për 14 vite ka qenë drejtor i ‘Trepçës’. Bashkëbiseduam për gjendjen e ekonomisë dhe situatën energjetike në Kosovë, për nevojën për investime publike për ‘TC Kosova A’ dhe ‘B’, që japin energji shumëfish më të lirë sesa fondet e huaja investive private para së cilave është dorëzuar Qeveria e Kosovës. Në Vetëvendosje! po i bashkojmë dijet e përvojat dhe po e shtojmë fuqinë e lëvizjes për ndryshimet e domosdoshme në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot…