>

Gërxhaliu: Duhet të promovohen më shumë produktet ‘Made in Kosova’

01 mars 13:29

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu dhe drejtuesit e Odës rajonale të Prizrenit, kanë vizituar kryetarin e ri të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me të cilin kanë biseduar për avancimin e klimës për biznes në këtë komunë, duke mbështetur një dialog dhe partneritet të drejtpërdrejtë komunë-biznes.

Kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se kjo komunë për Kosovën ka rëndësi strategjike për proceset zhvillimore, jo vetëm në nivel lokal por edhe në atë qendror. “Kjo komunë posedon numrin më të madh të bizneseve aktive dhe paraqet një ndër komunat më të fuqishme në Kosovë, në aspektin e kontributit për tatim pagim është po ashtu komuna lider. Më gëzon fakti që tek kryetari Haskuka, e gjeta një qasje pro-biznes, ku prioritet është përmirësimi i ambientit i të bërit biznes në rend të parë për bizneset vendore por edhe për tërheqjen e investimeve të huaja”, ka thënë Gërxhaliu.

Në këtë takim, theks të veçantë iu kushtua kërkesës për Zonën Ekonomike të Prizrenit, që ka qenë kërkesë e kahershme e OEK-ut. “Dua të besoj që zotimet e kryetarit Haskuka do të realizohen në këtë drejtim bazuar në legjislacion dhe transparencë”, është shprehur ai.

Gërxhaliu ka theksuar se avancimi i dialogut në sektorin privat përmes një Këshilli Konsultativ në nivel të komunës, do të jetë një objektiv tjetër që do ta realizojnë së bashku. “Promovimi i produkteve ‘Made in Kosova’, në veçanti ato që i ofron Prizreni, duhet të promovohen më tepër, sidomos në aspektin bilateral dhe rajonal”, ka thënë Gërxhaliu.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se Lidhja…