Gërxhaliu: Me këtë taksë nuk e meriton të quhet Rruga e Kombit

26 mars 2018 | 11:56

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka reaguar rreth taksës së vënë nga Qeveria e Shqipërisë për Rrugën e Kombit.

Gërxhaliu ka thënë se kjo autostradë më nuk e meriton të quhet Rruga e Kombit.

“Ky vendim është në kundërshtim me vendimet e Qeverisë Rama, pra është kundër bashkimit të shqiptarëve dhe mbledhjeve të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Kjo rrugë ka qenë bashkuese për shqiptarët dhe me këtë taksë që është shumë e lartë, ajo nuk e duhet ta ketë më këtë emër. Nuk jemi kundër pagesës së taksës së rrugës, por kjo që është propozuar dhe miratuar, është njëra ndër taksat më të lartat në rajon dhe Evropë”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gërxhaliu i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe Kosovës për dialog të përbashkët në këtë pikë.

“Duhet të kemi dialog, Kosova meriton një tretman më të mirë nga Shqipëria”, ka thënë ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman…