Gërxhaliu: Panairi ‘Prishtina 2018’, Kosova kryeqytet ekonomik i rajonit

16 Prill 14:49

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, në një konferencë për medie të hënë, lidhur me panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”, i cili do të mbahet prej datës 18-21 Prill 2018, ka falur rreth rëndësisë së këtij panairi.

Ai ka thënë, se ky panair i cili organizohet për të nëntëmbëdhjetën herë  ka rëndësi jo vetëm për vendin , por edhe për rajonin e më gjerë, pasi sipas tij, ka rëndësi ekonomike, strategjike, integruese, sociale dhe mbi të gjitha është hap i formësimit të partneritetit ndër-rajonal si dhe përmirëson imazhin dhe perceptimin rreth shtetit tone.

Gërxhaliu ka deklaruar se pjesëmarrja e  174 kompanive nga vende të ndryshme dëshmon fuqinë integruese të këtij panairi.

Sipas tij,  ky panair do ta bëjë Prishtinën në një kryeqytet të rajonit pasi është  panairi më i madhi në Ballkan. “Panairi po rritet dhe promovohet me shtetin. Panairi ka multidimensionalitet, është i rëndësisë së pakontestuar në integrim .Vet fakti që kemi 174 kompani, e dëshmon fuqinë dhe rolin promovues të panairit në fjalë. Kemi një ndarje pothuajse proporcionale, ku 88 kompani janë vendore dhe 86 nga vende të rajonit dhe më gjerë, i jep panairit atë epilogun që e arsyeton të jetë ndërkombëtarë, dhe gjithsej i kemi 174 kompani që një numër i tillë, definitivisht me datën 18-21 prill 2018, Prishtinën do ta shndërrojë në qendër të promovimit të vlerave ekonomike në Ballkan dhe më gjerë”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai bëri të ditur dhe numrin e kompanive që do të marrin pjesë. “Në këtë përbërje prej 174 kompani, janë me të vërtetë një numër shumë i madh i kompanive të rajonit, por kemi edhe nga vende të ndryshme. Kompani vendore janë 88, nga Serbia dhe veriu i kemi 70, nga Austria i kemi 6 po që nga sot janë 7, nga Turqia 2, nga Gjermania 2, nga Çekia 1, nga Italia 2, Kroacia, Zvicra dhe Shqipëria që e përbëjnë totalin prej 174 kompanive”, ka thënë ai.

Gërxhaliu kërkoi nga komuna e Prishtinës që ta pastrojë rrugën që dërgon në panair, për shkak se aty ka shumë mbeturina.

Kreu i OEK-ut  Safet Gërxhaliu, e komentoi edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë me vetëm një kompani. “Duhet të mendojmë çka po ndodh me bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ata si duket janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me të tjerët dhe jo me Kosovën . Gara më e madhe po bëhet si duket për të shtuar barriera e jo për të eliminuar barrierat”, ka deklaruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…