Gërxhaliu: Politika duhet të ndahet nga ekonomia

18 prill 2018 | 16:09

Me organizim të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe në përkrahje nga Qeveria e Kosovës, të mërkurën është hapur edicioni i 19 tradicional i Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018”.

Panairi mbahet prej datës 18 deri më 21 prill, në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Në këtë panair, prodhimet dhe shërbimet e tyre do t’i ekspozojnë 174 kompani të ndryshme. 88 prej tyre janë nga Kosova, ndërsa 86 të huaja.

Këto biznese vendëse dhe ndërkombëtare janë nga sektorë të ndryshëm të prodhimit, përpunimit, bujqësisë, shërbimeve, tregtisë dhe zejtarisë.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se në këtë panair promovohen vlerat e ndërmarrësisë dhe integrimit evropian.

Ai ka thënë se beson se nga panairi do të dalë një mesazh për të ndërtuar të ardhmen, që politika të ndahet nga ekonomia.

“Agjenda politike viteve të fundit i ka lënë në hije aktivitetet ekonomike. Sot me praninë e juaj Prishtinën e keni shndërruar në kryeqytet të Ballkanit Perëndimor për aktivitete ekonomike. Dua të besoj që nga ky panair do të dalë një mesazh: të ndërtojmë ardhmërinë të bazuar në edukim dhe sundim të rendit dhe të ligjit”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ka shtuar se janë këta biznesmen që kanë pasur guximin të ndajnë politikën nga ekonomia.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Vesel Makolli, ka…