Giggsi, trajner i ri i Uellsit

15 janar 2018 | 11:11

Ryan Giggs është trajneri i ri i përfaqësueses së Uellsit.

Mungon vetëm zyrtarizimi i cili do të vijë në orët e ardhshme, por tashmë është e sigurt që ish-mesfushori legjendar i Manchester United do të ulet në stolin e kombëtares së vendit të tij për të udhëhequr Uellsin drejt kualifikimit në “Euro 2020” dhe “Botërorin 2022”.

Giggs do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me përfaqësuesen nga Mbretëria e Bashkuar dhe do të mundohet ta çojë sa më larg Uellsin duke marrë më të mirën nga yjet e skuadrës Gareth Bale dhe Aron Ramsey, gjatë kësaj periudhe. Ai zëvendëson në këtë detyrë të larguarin Chris Coleman. (Supersport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 02:00, në kryqëzimin që lidh rrugën “Agim…