Gina Haspel, gruaja e parë që emërohet në krye të CIA-s

17 maj 2018 | 22:29

Senati i SHBA-së ka emëruar Gina Haspel si drejtoreshë të CIA-s duke u bërë kështu gruaja e parë që drejton Agjencionin e Inteligjencës.

Raporti ishte 51-43 në favor të emërimit të saj në dhomën 100-anëtarëshe ku një shumicë e thjeshtë kërkohej për konfirmim.

Haspel u aprovua si drejtoreshë pavarësisht nga kundërshtimet e ashpra lidhur me mënyrat e saj përpërdorimin e metodave të ashpra të marrjes në pyetje të CIA-s, që gjykoheshin si tortura, në vitet pas sulmeve të 11 shtatorit, transmeton Klan Kosova.

Haspel gjithashtu pati mbështetje të fortë nga administrata e Presidentit Republikan Donald Trump, shumë zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm të inteligjencës dhe një gamë të gjerë ligjvënësish, duke përfshirë edhe demokratët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me afrimin e takimit me Kim Jong Un, presidenti amerikan,…