>

GIZ-i vazhdon ta mbështes ATK-në edhe gjatë vitit 2018

13 mars 17:09

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka mbajtur një takim me udhëheqësen e projektit, reforma në financa publike në Kosovë, Kadri Jogiste, si dhe përfaqësuesit nga GIZ-i me qëllim të diskutimit dhe bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.

“Jemi mirënjohëse dhe e çmojmë shumë bashkëpunimin me GIZ-in, i cili administratën tatimore e ka mbështetur që nga viti 2010, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe në zhvillimet e tjera institucionale”, ka thënë Imeri.

Në fund të takimit, të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e ngritjes së njohurive në trajtimin e çështjeve të TVSh-së sipas praktikave të BE-së, kontrolleve përmes veglës elektronike në mbështetje të analizës së riskut, si dhe fuqizimi dhe zgjerimi i aktiviteteve në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative në ATK – ZGjoNA.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Një ish-deputet i Parlamentit të Moldavisë është dënuar me 14…