Gjermani: Liderët janë optimistë për arritjen e koalicionit

02 shkurt 2018 | 16:27

Liderët e partive kryesore politike në Gjermani kanë thënë se janë optimistë për finalizimin e marrëveshjes për formimin e “koalicionit të madh”.

Përfaqësuesit e partisë Unioni Demokratik Kristian (CDU) i kancelares, Angela Merkel, pastaj të partisë Unioni Social Krisitan (SCU) dhe Social Demokratët e krahut të majtë (SPD), planifikojnë të takohet ndaras gjatë ditës së sotme, për tu përgatitur për rundin final gjatë fundjavës.

Partitë e kanë caktuar afatin deri më 4 shkurt për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës, derisa Angela Merkel mbetet kancelare.

Andreas Scheuer nga SCU, ka thënë se është optimist përkundër pengesave që ende duhet të kapërcehen. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra angleze, Leicester City ka dënuar me 200 mijë funte…