Gjermania dhe Franca i bëjnë thirrje ShBA-së të mos tërhiqet nga marrëveshja bërthamore

07 maj 2018 | 18:31

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, i janë bashkuar sekretarit të Jashtëm të Britanisë, në thirrjet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), që të mos tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që është arritur më 2015.

Duke folur në Berlin në një konferencë të përbashkët për medie, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass, ka thënë se “ne besojmë se marrëveshja e bën botën më të sigurt dhe se pa këtë pakt, bota do të ishte e pasigurt. Ne kemi frikë se dështimi i saj, do të rezultonte në përshkallëzim”.

Ndërsa homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se Franca, Gjermania dhe Britania duan që të qëndrojnë në këtë marrëveshje, pavarësisht vendimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Trumpi ka kërcënuar me tërheqje nga pakti bërthamor, nëse deri më 12 maj nuk përmirësohen, ato që ai i vlerëson si “të meta” të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja bërthamore i mundëson Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime…