Gjermania nuk e ekstradon liderin e Katalonisë, e liron me kusht

05 prill 2018 | 20:47

Një gjykatë gjermane hodhi poshtë “rebelimin” si arsye për të ekstraduar ish-liderin e Katalonisë, Carles Puigdemont, dhe urdhëroi lirimin e tij me kusht.

Gjykata në qytetin Shlesvih-Hollshtajn tha se ai ende mund të përballet me akuzat për korrupsion në Spanjë dhe se ka pezulluar ekstradimin e tij, por nuk e ka përjashtuar atë.

Puigdemont është arrestuar në Gjermani muajin e kaluar, pasi Spanja ka lësuar urdhërarrest evropian për të.

Spanja i ka akuzuar separatistët katalanas për referendumin për pavarësi, të mbajtur në tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re (AKR) në orët e pasdites ka…