Gjini: Jam i shokuar nga lajmi për vdekjen e Art Kurtit

24 prill 2018 | 14:10

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se është i shokuar nga lajmi për vdekjen e aktorit të serialit “O sa mirë”, Art Kurti.

“Jam i shokuar nga lajmi që kolegu ynë Art Kurti nuk është më me ne. Kolegët e mi dhe unë ndjejmë dhimbje të thellë për këtë humbje. Largimi kaq i hershëm dhe i papritur i Artit, nga familja dhe të gjithë ne do të jetë vështirë i përballueshëm.
Ju shprehë ngushëllime e mia më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve”, ka shkruar Gjini në llogarinë e vet në “Facebook”.

Art Kurti përpos profesionit të aktorit ka qenë edhe kryetar i Forumit Rinor të Degës së AAK-së në Gjakovë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Kroacia ndajnë vlera të përbashkëta nga e kaluara…