Gjukanoviq kandidon përsëri për president të Malit të Zi

19 mars 2018 | 22:40

Veterani i politikës së Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili drejtoi vendin për një çerek shekulli deri kur dha dorëheqje në vitin 2016, ka shpallur të hënë nkandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit.

“Ky vendim është shprehje e përgjegjshmërisë time kundrejt trashëgimisë dhe nevojave për zhvillimin e Malit të Zi në të ardhmen”, është shprehur politikani 56-vjeçar për mediat e Malit të Zi.

Ai u zgjodh për herë të parë në postin e kryeministrit në vitin 1991.

Nismëtar i rëndësishëm i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Millo Gjukanoviq është gjithashtu një mbështetës i zjarrtë i anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Evropian.

Mali i Zi është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar Valon Behrami dhe skiatorja zvicerane Lara Gut duket…