Gjukanoviqi betohet si president i Malit të Zi

20 maj 2018 | 16:08

Millo Gjukanoviq është inauguruar në postin e presidentit të Malit të Zi. Kjo është hera e dytë që ai shërben në postin e presidentit, pas mandatit të tij të parë prej vitit 1998 deri më 2002.

“Mali i Zi është bërë shteti ekonomikisht më i zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe lider i reformave dhe negociatave me Bashkimin Evropian dhe sigurisht, anëtari i parë që i është bashkuar Aleancës”, ka thënë Gjukanoviqi pasi bëri betimin para Parlamentit malazez.

Gjukanoviqi 56-vjeç ka fituar 54 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura më 15 mars, duke shmangur kështu raundin e balotazhit dhe duke vazhduar donominimin në politikën e Malit të Zi për pothuajse tre dekada.

Gjukanoviqi ishte bërë kryeministri më i ri i Evropës më 1991. Ai atëbotë ishte 29-vjeçar.

Jugosllavia në atë kohë kolapsi, por Gjukanoviqi ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me presidentin e atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqin deri kur kishte ndërprerë marrëdhëniet më 1998 dhe e ka udhëhequr Malin e Zi drejt pavarësisë nga Serbia më 2006.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja kryesore e këtij edicioni në Vala Superligën…