Gjykata e Apelit ka përfunduar seancën në rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes

22 shkurt 2018 | 16:31

Avokati i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, Tomë Gashi, ka bërë me dije se Gjykata e Apelit në Prishtinë ka përfunduar seancën në të cilën ka shqyrtuar ankesën e tij për katër aktivistët e kësaj lëvizje, të cilët dyshohen për sulmin mbi objektin e Kuvendit të Kosovës.

Në profilin e vet në “Facebook”, avokati Gashi ka shkruar se aktvendimi i vetëm i drejtë në këtë rast është vërtetimi i pafajësisë për të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë sot ka mbajtur seancën e kolegjit, në të cilën ka shqyrtuar ankesat e avokatëve në rastin e dënimit të padrejtë të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti. Kolegji i Gjykatës së Apelit sa më shpejt që të jetë e mundur do të nxjerrë vendim lidhur me ankesat tona. Ne besojmë se aktvendimi i vetëm i drejtë mund të jetë, vërtetimi i pafajësisë i të gjithë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!. Unë besoj në këtë panel të Gjykatës së Apelit të Kosovës në Prishtinë, se po ashtu, do ta ndërpret paraburgimin e padrejtë ndaj këtyre aktivistëve”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur të…