Gjykata lë në fuqi masën e Trump për udhëtimin

26 qershor 2018 | 21:08

Masa e kontestuar e Donald Trump, që u ndalonte qytetarëve nga vendet islamike hyrjen në Shtetet e Bashkuara është shpallur kushtetuese nga Gjykata e Lartë. Duke nxituar të komentojë vendimin, presidenti amerikan e ka quajtur atë një fitore për administratën e tij.

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka vendosur në favor të masës ndaluese që administrata Trump u ka vendosur qytetarëve nga disa vende me shumicë myslimane.

Instancat më të ulëta gjyqësore e kishin shpallur masën jokushtetuese, por ajo më e larta e ka kthyer vendimin mbrapsht me një votim 5-4, të kryer ditën e martë.

Masa, që është kritikuar nga grupet për refugjatët dhe të drejtat e njeriut, u ndalon qytetarëve nga Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Kryetari i gjykatës që shkroi vendimin, John Roberts ka deklaruar se masa është vendosur brenda rrethit të kompetencave të presidentit.

“Qeveria ka parashtruar argumente të mjaftueshme në lidhje me sigurinë kombëtare që kjo masë të pranohet”, thuhet në vendimin zyrtar.

Vetëm pak momente pas shpalljes së tij, presidenti Donald Trump postoi lajmin në profilin e tij në Twitter.

“Gjykata e Lartë mban në fuqi masën e Trump. Wow!”, është shprehur presidenti. Administrata amerikane deklaron se vendet e përfshira në listë nuk arrijnë të përmbushin kapacitetet për të garantuar standardet e sigurisë. Madje, në disa raste këto vende kanë një prani terroriste të theksuar në territorin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka arritur të shënojë fitore pas vazhdimeve kundër skuadrës…