Gjysma e fëmijëve në Afganistan nuk shkojnë në shkollë

03 qershor 2018 | 17:21

Rreth 3.7 milionë fëmijë në Afganistan e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm, varfërisë, diskriminimit ndaj vajzave, është thënë në raportin e UNICEF-it.

Në bazë të këtij raporti, është shënuar rritja më e madhe e mos shkuarjes në shkollë që nga viti 2002, duke bërë thirrje kështu për angazhim të madh të qeverisë afgane dhe shoqërisë civile.

“Tani është koha për një përkushtim më të madh, për t’ju mundësuar vajzave dhe djemve mësim të barabartë, atyre u duhet progres në jetën e tyre”, ka thënë përfaqësuesi i UNICEF-it në Afganistan, Adele Kodr. Raporti në fjalë ka përfshirë diskriminimin ndaj vajzave, që përbën 60 për qind prej tyre që iu është mohuar mësimi në shkolla. Në disa provinca, më shumë se 85 për qind të vajzave nuk shkojnë në shkollë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Akreditimit e Kosovës ka vendosur të zgjasë edhe…