Golden State, kampione në NBA

01 janar 2018 | 11:20

I prirë nga Stephen Curry, Golden State Warriors arriti të shpallet sërish kampion në ligën më të fortë në basketboll, NBA. Golden State Warriorsi mori titullin e NBA-s në finalen e zhvilluar ndaj rivalit të madh, Cleveland Cavaliersit.

Skuadra nga Oklanda fitoi 129-120 ndaj Cavsit për t’i mbyllur llogaritë me LeBron Jamesin me shokë me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Festa e Warriorsit ishte shtyrë për 72 orë e, ndoshta, kjo ishte e drejtë për ta fituar titullin brenda në “Oracle Arena”. Sfida e pestë ishte vërtet madhështore nga të dyja skuadrat, me Cavsin që u dorëzua përballë ekipit më të fortë.

Golden State e ftoi titulli me një ecuri të pabesueshme prej 16 fitoresh dhe vetëm një humbjeje në “play-off”.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj është shumë afër…