Golden State kryeson në finale ndaj Houstonit

21 maj 2018 | 13:43

Golden State i kundërpërgjigjet Houstonit në finalen e Konferencës së Perëndimit, në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.

Skuadra kampione në fuqi fitoi sfidën e tretë ndaj teksanëve në “Oracle Arena”, me rezultatin 126-85, e tani kryeson serinë e përballjeve me të 2-1. Golden State zhvilloi ndeshjen perfekt ndaj Houstonit, e këtë e tregon diferenca prej 41 pikësh në rezultatin përfundimtar të sfidës, që përbën edhe humbjen më të rëndë të pësuar nga Rockets.

Stephen Curry ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë, të cilën e mbylli me 35 pikë; 18 nga të cilat i shënoi në periodën e tretë, ku pati një saktësi mbresëlënëse, pasi i shënoi të 7 tentativat e tij në këtë 12-minutësh. Ekuilibri në parket mes skuadrave zgjati më pak se një periodë. Në fundin e pjesës së parë, Golden State kishte krijuar një avantazh prej 11 pikësh, 54-43. Me fillimin e periodës së tretë filloi edhe spektakli i Curryt dhe Houstoni u dorëzua pa kushte, raporton “tch”.

Në periodën e katërt, Golden State regjistroi rezultatin e pjesshëm 38-18, duke bërë që të krijohej pikërisht diferenca prej 41 pikësh me teksanët, të cilët ç’është më e keqja shënuan 20 sulme të humbura.

Stephen Curry nuk ishte i vetmi që shkëlqeu në parket. Përveç tij u dalluan edhe Kevin Durant, me 25 pikë; Klay Thompson me 13 dhe Igoudala me 10 pikë; ndërkohë që Draymond Green e mbylli sfidën me 17 pikë e 6 asistime. Në krahun tjetër, James Harden nuk ishte në ditën e tij më të mirë, pasi në këtë ndeshje shënoi 13 pikë e dha 10 asistime.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi e ka bindur Antoine Griezmannin t’i bashkohet Barcelonës,…