Golden State vazhdon dominimin në NBA

18 janar 2018 | 12:00

Golden State konfirmon edhe një herë së është skuadra e momentit në NBA. Kjo u dëshmua edhe me fitoren ndaj 119-112 ndaj Chicagos.

Për mysafirët u dalluan Thompson me 38 pikë e Curry me 30, duke bërë diferencën në parket. Ky është suksesi i 38-të sezonal për Warriors, që janë shkëputur ndjeshëm në renditje në Perëndim. Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mundi 100-95 Brooklyn, duke qëndruar në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e dominuar nga Spurs, që në fund rrezikuan humbjen. Aldridge e mbylli me 34 pikë, mbështetur edhe nga Mills me 25.

Fitore “in extremis” arriti skuadra e Atlantës, që mundi 94-93 Neë Orleans, ndeshje me rivalitet dhe dramatike në sekondat e fundit. Bazemore realizoi 20 pikë e Collins 28, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Holiday për mysafirët.

Rezultatet

Memphis – New York                105-99
Milwaukee – Miami                   101-106
Charlotte – Washington            133-109
Atlanta – New Orleans               94-93
Brooklyn – San Antonio            95-100
Sacramento – Utah Jazz            105-120
Clippers – Denver                       109-104
Oklahoma – Lakers                     114-90
Toronto – Detroit                        96-91
Chicago – Golden State              112-119

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë…