“Google” ka shpërblyer me 2.9 milion dollarë hulumtuesit e sigurisë në 2017-ën

08 Shkurt 21:42

Programet “Big Bounty” janë ndërtuar për të shpërblyer hulumtuesit e sigurisë duke i paguar për probleme të raportuara. Në këmbim hulumtuesit shpërblehen me të ardhura të kënaqshme.

“Google” është një prej kompanive e cila shpërblen më së shumti hulumtuesit ku në 2017-ën ka dhuruar 2.9 milion dollarë.

Shpërblimet variojnë nga 500 deri në 100,000 dollarë dhe varen nga lloji i problemit të sigurisë dhe kohës së shpenzuar në gjentjen e tij.

Shpërblimi më i madh në 2017-ën ishte 112,500 dollarë për zbulimin e një problemi në telefonët Pixel si pjesë e Programit Android Security Rewards.

Bëhet fjalë për goxha të ardhura dhe gjahtarët e këtyre shpërblimeve luajnë një rol kyç në ekosistemin e softuerëve.

Google gjithashtu ka rritur shpërblimet nga 30,000 deri në 150,000 për zbulimin e problemeve në kernel. Produktet për të cilat Google ofron shpërblime janë Chrome dhe Android.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga autoritetet e…