Gotze dëshiron kalimin në Liverpool

23 qershor 2018 | 18:09

Mario Gotze kërkon të largohet për të dytën herë nga Borussia Dortmund. Ylli gjerman dëshiron të ribashkohet me ish-trajnerin e tij Jurgen Klopp te Liverpool.

Sipas ekspertit anglez, i cili ka shkruar edhe biografinë e Kloppit, heroi i botërorit të kaluar do të provojë fatin e tij në Premier League.

“Liverpool është favorit për të blerë Mario Gotze”, shprehet Price për “Daily Express”. Padyshim që faktori kryesor i këtij transferimi do të jetë Kloppi. Ka qenë pikërisht ai që e ka zbuluar 18-vjeçarin Gotze duke e aktivizuar për të parën herë me ekipin e parë në Bundesliga gjatë sezonit 2010/11.

Që prej atij momenti kontakti mes lojtarit dhe trajnerit nuk është shuar asnjëherë teksa Klopp e ka kërkuar te Liverpool edhe kur ai vendosi të largohej nga Bayern, por lojtari zgjodhi të rikthehej te Dortmund.

Sipas Price, Klopp e ka bindur këtë herë Gotze, duke i thënë se do të ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për të Kuqtë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një betejë e ashpër diplomatike po zhvillohet ndërmjet Serbisë, e…