Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

27 maj 2018 | 12:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën pas mesnate një barnatore në Prishtinë ka qenë cak i grabitësve.

Sipas një njoftimi të policisë dy persona të armatosur kanë hyrë në barnatore ku kanë grabitur arkën dhe 150 euro para të gatshme.

Grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është duke e hetuar rastin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pozicionimi i kundërt i Qeverisë së Kosovës në njërën anë…