Grabovci kujton 28-vjetorin e tubimit për faljen e gjaqeve te Verrat e Llukës

01 maj 2018 | 11:58

Adem Grabovci, njëri nga nismëtarët e pajtimit të gjaqeve, ka kujtuar organizimin e pajtimit të 100 gjaqeve te Verrat e Llukës në Deçan, me rastin 28-vjetorit të kësaj dite.

Grabovci ka thënë se pajtimi i gjaqeve tek Verrat e Llukës pati unifikuar përpjekjet e popullit shqiptar për çlirim.

Ai ka thënë se tubimi te Verrat e Llukës kishte krijuar kushtet për formimin e UÇK-së.

“Para 28 vitesh, më 1 maj 1990, së bashku me katër nismëtarët tjerë Have Shala, Ibrahim Dreshaj, Lulëzim Etemaj dhe Myrvete Dreshaj, në bashkëpunim të ngushtë me bashkëveprimtarin tonë, Jashar Salihu, kryetar i Këshillit të Pajtimit në Deçan, organizuam tubimin për faljen e gjaqeve te Verrat e Llukës”.

“Mbi 100 gjaqe, plagë dhe ngatërresa të falura, mbi 500 mijë shqiptarë të tubuar, ky ishte epilogu i atij tubimi madhështor. Ky tubim çoi edhe një hap më tej unifikimin e popullit tonë që po arrihej dhe forcohej çdo ditë përmes pajtimit të gjaqeve, duke krijuar kështu parakushtet e domosdoshme dhe terrenin e përshtatshëm për formimin e UÇK-së, lufta e së cilës, si kurorëzim i të gjitha përpjekjeve dhe sakrificave të gjeneratave të tëra të popullit tonë, solli çlirimin, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV) në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka organizuar…