Greqia hap zjarr ndaj helikopterit turk, tensione në qiell

10 prill 2018 | 20:41

Mediat greke shkruajnë cdo dite për agravimin e situatës mes shtetit të Greqisë dhe Turëisë.

Së fundi, sipas mediave në Athinë, një tjetër incident u regjistrua mbrëmjen e djeshme.

Ministria Greke e Mbrojtjes ka dalë në deklaratë ku thuhet se rreth orës 22. 30 minuta me orën lokale, një helikopter turk ka fluturuar mbi ishullin grek Ro.

Sipas kësaj ministrie, helikopteri ka qenë i rojës bregdetare turke dhe ka kryer fluturime të ulëta 300 metra mbi ishull.

Pasi e kanë identifikuar autoritetet greke, kanë qellua me armë zjarri ne ajër dhe helikopteri është larguar menjëherë.

Gjatë ditës së sotme priten reagimet zyrtare nga ana e Greqisë në lidhje me këtë incident.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një pritje të organizuar nga Ministria e Drejtësisë për…