Greva mësimdhënësve dëmton interesat e nxënësve dhe prindërve

19 shkurt 2018 | 17:22

Këshilli i Prindërve të Kosovës (KPK) ka reaguar në lidhje me grevën dyorëshe të paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) për nesër ( e martë).

Ky këshill ka vlerësuar se këmbëngulësia e SBAShK-ut për vazhdimin e grevës së mësimdhënësve dhe mos gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e kërkesave të tyre dëmtojnë interesat dhe të drejtat e nxënësve dhe prindërve.

Këshilli i Prindërve të Kosovës (KPK) ka pritur nga ana e Qeverisë së  Kosovës se pas grevës një orëshe të javës së kaluar do të reflektojë në mënyrë që të shuhen kërkesat e sindikalistëve për vazhdimin e grevës . Edhe pse një gjë e tillë nuk ka ndodhur kemi pritur se edhe Sindikata e Arsimit të bëjë edhe një lëshim të radhës në interes të nxënësve dhe arsimit në përgjithësi duke ndryshuar formën e veprimit sindikal për realizimin e kërkesave të tyre shumë legjitime dhe të drejta”,

“Përkundër apelit të SBAShK-ut, Këshilli i Prindërve kërkon nga prindërit që fëmijët e tyre t’i dërgojnë me kohë në shkollë, sipas orarit të rregullt, kurse nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), nga drejtorët e shkollave dhe nga personeli ndihmës kërkojmë që të marrin masat e nevojshme për krijimin e kushteve për fillimin e mësimit me kohë. Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e mësimdhënësve dhe për sakrificën e tyre të lartë në vitet. Nëpërmes kësaj komunikate për shtyp ripërsërisim apelin drejtuar Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të marrin masat e nevojshme dhe të përmbushin obligimin e tyre ndaj mësimdhënësve”, është thënë në komunikatën e KPK-së.

KPK-ja i ka apeluar SBAShK-ut të ndryshojë formën e veprimit sindikal e cila më pak mund të dëmtojë procesin mësimor dhe të heqin dorë nga ana  e kësaj greve të paralajmëruar, në mënyrë që mos të krijohen pengesa për prindërit dhe nxënësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista e golashënuesve në La Liga kryesohet nga sulmuesit Barcelonës,…