Guardiola: Bayern Munich-Real Madrid, kjo skuadër shkon në finale

13 prill 2018 | 16:35

Përballja në mes të Bayern Munich dhe Real Madrid është duke u cilësuar ndeshja kryesore gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Të dy këto skuadra kanë shumë histori të pazgjidhura ndërmjet vete dhe mjafton të kujtojmë përballjen e vitit të kaluar, ku Real Madrid kishte Bayernin në Ligën e Kampionëve më shumë polemika.

Ish-trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, shpreson që bavarezët të kualifikohen për në finalen që mbahet në Kiev të Ukrainës.

“Unë shpresoj se do të kualifikohet Bayerni”, ka deklaruar Guardiola në konferencë për medie.

Manchester City i Guardiolas është eliminuar në çerekfinale nga skuadra e Liverpoolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, ka bërë homazhe…