Guardiola e tregon të ardhmen e Agueros

24 dhjetor 2017 | 12:31

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është pyetur lidhur më të ardhmen e sulmuesit Sergio Aguero, i cili besohet se nuk është i lumtur te City.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit nuk e ndjen më veten si ylli i skuadrës dhe tashmë e sheh vendin në formacion të rrezikuar nga shpërthimi i Gabriel Jesus.

“Unë kam qenë vetë futbollist dhe e kuptoj trishtimin e atyre që zëvendësohen ose që nuk luajnë. E respektoj Agueron për atë që ka dhënë dhe do e respektoj edhe në të ardhmen, pavarësisht se çfarë do të bëjë ai. Është legjendë. Do të vendosë ai vetë për të ardhmen e tij”, ka thënë Aguero.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gennaro Gattuso është shumë afër shkarkimit nga detyra e trajnerit…