Guardiola, trajner i vitit në Angli

16 maj 2018 | 12:24

Pep Guardiola është shpallur trajneri i vitit në Premier Ligë nga Shoqata e trajnerëve të Ligës.

Guardiola e udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit me një numër rekord pikësh, plot 100, dhe duke shënuar 106 gola.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munchen e ka fituar edhe Kupën e Ligës me skuadrën e tij, duke e mposhtur Arsenalin 3-0.

Guardiola për këtë çmim mposhti këta pesë trajnerë: Jurgen Klopp (Liverpool), Sean Dyche (Burnley), Nuno Espirito Santos (Wolves), Neil Warnock (Cardiff) dhe John Coleman (Accrington Stanley).

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë…