Hahni në Shkup dhe Tiranë, por nuk i takon Ivanovin dhe Bashën

16 korrik 2018 | 14:13

Ashtu siç ka bërë me dije në Samitin e Londrës, komisionari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i Bashkimit Evropian (BE), Johanes Hahn,  më 17 korrik do ta nisë vizitën zyrtare në Tiranë.

Vizita vjen pas vendimit të Këshillit Evropian, i cili ka vendosur rrugën e hapjes në negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019 me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Sipas njoftimit zyrtar në faqen e Hahni, ai do të hap zyrtarisht punën përgatitore apo siç dhe njihet procesi “screening”.

Agjenda e publikuar, ka bërë me dije se në Tiranë, Hahni do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë, por jo me krerët të partive politike siç do të bëjë në Shkup.

Ai nuk do të ketë një takim me kryetrarin e PD-së, Lulzim Basha, shkruan Top “Channel”.

Në Maqedoni, komisionari Hahn do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi, përfaqësues të partive politike dhe do të mbajë një fjalë rasti në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian.

Hahni nuk do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, si në rastin e Metës në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harrojeni futbollin. Më shumë se çdo gjë tjetër, Botërorin “Rusia…