Hahni pas takimi me Thaçin: Lufta kundër krimit, rruga më shpejtë për liberalizimin e vizave

23 mars 2018 | 14:17

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës është një e arritur e rëndësishme.

“Një takim i mirë me Hashim Thaçin. Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit, një arritje e rëndësishme”, ka shkruar Hahni në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ai ka thënë se presidenti Thaçi i ka konfirmuar atij përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar.

“Kjo është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hahni.

Ndërsa presidenti Thaçi i ka thënë Hahnit se pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, i mbetet Bashkimi Evropian (BE) t’i përfundojë procedurat që lëvizja e lirë e qytetarëve të ndodhë sa më shpejt që është e mundur.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie,…