Hajdin Berisha emërohet nënkryetar i Malishevës

18 janar 2018 | 11:09

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të kompetencave dhe obligimeve të tij, ka emëruar Hajdin Berishën, nënkryetar të kësaj komune.

Me këtë rast, kryetari Begaj, e ka uruar Berishën, për detyrën e re. Pas emërimit, nënkryetari Hajdin Berisha, ka thënë se për katër vite të mandatit të kaluar qeverisës janë munduar ta bëjnë më të mirën për qytetarët.

“Do të mundohem të punoj maksimalisht në kryerjen e obligimeve që mora sot”, ka thënë Berisha. Hajdin Berisha, gjatë mandatit të kaluar qeverisës, ka qenë drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, ish-kryetari i Prishtinës, Sherafedin…