Haley: SHBA do të vazhdojë presionin nëse Siria teston gatishmërinë tonë

14 prill 2018 | 19:24

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley ka thënë se sulmet janë planifikuar me kujdes për të minimizuar viktimat civile.

Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të ndjekin secilin vend që mund të përdorë apo ndihmon në përdorimin e armëve kimike.

Haley ka përsëritur se presidenti Trump ka deklaruar që nëse Siria përdor sërish gaz helmues, SHBA-ja është e gatshme për të reaguar.

​“Ne jemi të bindur se kemi paralizuar programin e armëve kimike të Sirisë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë presion, nëse regjimi sirian është aq i pamend sa të testojë gadishmërinë tonë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në…