Haliti: Nuk jam aq budalla sa ta godas me qëllim Gashin para kamerave

24 maj 2018 | 20:23

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka folur për përleshjen fizike në Kuvend me deputetin e LDK-së, Arben Gashi.

Në “Rubikon” të “KTV”-së, Haliti ka komentuar edhe akuzat e deputetit të LDK-së Anton Çuni se i ka marrë 8 milionë marka gjatë luftës.

“S’jemi përleshur fizikisht. Kam marrë në thua dhe kam rrëshqitë e nuk e di si mu ka gjend ai përpara. Njëherë rrëshqet njeriu. Ai ka qëlluar aty, as që e kam pa. Veç e kam pa që dikush ma ka ngjitë për dore. Me pas pas qëllim me e goditë kam pas mundësi të tjera dhe vende tjera. Të paktën s’jam aq budalla sa ta bëj para kamerave të përleshem me dikë”, ka thënë Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E udhëhequr nga kryetari Isa Mustafa, të enjten u mbajt…