Hamsik: Napoli e meriton “Scudetton”

15 janar 2018 | 16:24

Marek Hamsik beson se Napoli meriton të fitojë Serie A këtë sezon pasi kjo është edhe dëshira e gjithë atyre që e duan futbollin.

Napolitanët prijnë në kampionatin elitar italian me një pikë më shumë se Juventusi dhe kanë shanse të mira që të vazhdojnë me ecurinë e mirë dhe në fund të shpallen kampion. “Ëndrra ime? Ajo quhet ‘Scudetto’”, ka thënë sllovaku për “Corriere dello Sport”.

“Nuk është vetëm ëndrra ime, por edhe e tifozëve, De Laurentiis dhe bashkëlojtarëve. Mendoj se është edhe dëshira e tifozëve që duan futbollin, sepse në luajmë mrekullueshëm, futboll të bukur dhe mendoj se e meritojmë”, ka deklaruar Hamsik.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Abduselami Shkodra, i…