Hamza takon O’Connellin, flasin për bashkëpunimin ekonomik

19 qershor 2018 | 14:12

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin ka diskutuar për të arriturat gjatë këtij gjashtëmujori të parë në fushën e financave publike.

Me këtë rast, ministri Hamza duke falënderuar ambasadorin O’Connell dhe shtetin britanik, si partner strategjik i Kosovës, për ndihmën që vazhdon të jep për Kosovën.

Më tutje, ai ka njoftuar ambasadorin britanik për progresin dhe të arriturat në Ministrinë e Financave, për trendin pozitiv të të hyrave dhe nivelin e shpenzimeve buxhetore, buxhetin e shtetit gjatë këtij gjashtëmujori, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka shprehur gatishmërinë e shtetit britanik për vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimin me Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se…