Hapet Panairi i Edukimit

19 prill 2018 | 12:15

Për dy ditë me radhë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të jenë të hapura dy panaire, ai i Edukimit dhe Panairi i Turizmit e Sportit, organizuar nga CEO-Congress & Event Organization.

Në panairin e Edukimit përveç institucioneve nga vendi janë ekspozues edhe universitete nga Gjermania, Holanda, Finlanda, Sllovenia, Letonia si dhe universitete nga vendet e rajonit, si Shqipëria dhe Maqedonia. Për studentët janë paraparë bursa studimi dhe zbritje atraktive.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se panairi do të jetë mundësi e mirë t’ju ofrojë studentëve informacione duke mundësuar ngritjen e vetëdijes për orientimin e duhur në karrierë.

“Kjo traditë e panaireve po tregon që ne jemi në rritjen e standardeve, por edhe të rinjtë tanë kanë të drejtë t’i kenë informatat në kohë në veçanti nga ajo që po shihet këtu është që kemi pjesëmarrje të madhe të shkollave profesionale. Ne kemi nevojë që të rinjtë tonë të orientohen drejt nevojave të tregut. Konsideroj që jo vetëm në këtë panair, por ne vazhdimisht kemi nevojë për informacione”, ka thënë Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit…