Haradinaj dërgon FSK-në dhe Policinë në Brezovicë

20 janar 2018 | 20:27

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se me të marr lajmin për autobusin që rrëshqiti në Brezovicë më nxënës në të, ka dërguar të gjitha mekanizmat e sigurisë së vendit që t’i dalin në ndihmë atyre.

“Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga te reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit. Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinē e Kosovës, kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit, si dhe kanë debllokuar rrugën. Të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion, i falënderoj për gatishmërinë dhe i përgëzoj për profesionalizmin e lartë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka qenë vendimtar për fitoren e…