Haradinaj e Kurti polemizojnë për energjinë

26 prill 2018 | 17:56

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë zhvilluar një polemikë gjatë interpelancës së sotme në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë.

Fillimisht Kurti, duke iu referuar shpronësimeve në Hade dhe Shipitullë, ka kritikuar Haradinajn se nuk është duke u angazhuar për t’i trajtuar çështjet, siç ka thënë ai, të “krimeve të ndodhura në Qeveri”.

“Në mandatin e kaluar shteti ishte i kapur, për mua nuk është Qeveri e re. Këtu kanë defiluar si në sfilatë ministra e kryeministra, por politika nuk ka ndryshuar. Për korrupsionin dhe krimin e organizuar është detyrë e juaj ta denonconi t’i hapni dosjet dhe të fillojë të veprojë Qeveria”.

“Strategjia energjetike në Kosovë ka ardhur pasi është nënshkruar marrëveshja me ‘Countur Global’. Kjo tregon respektin që kemi për strategjitë tona. Nuk po kërkojmë të na respektoni neve, por veten. Na po i themi hajde privat se po na shpëton neve prej vetës tonë. Duhet të bëhen ato shpronësime, e jo të barazohen ata njerëz që kompensohen që ka njerëz të ndershëm dhe asi zaptues të vonshëm. Nuk do duhej të jepej kompensimi material, por procese drejtësisë ndaj tyre”, ka thënë Kurti.

Pas këtyre akuzave ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i ka thënë Kurtit se nuk është duke iu gëzuar suksesit të tij në fushën e energjisë

“Albin shumë i mirë je në punën tënde, edhe ta pranoj në shumë drejtime. Ka diçka që nuk po qëndron. Ka ndryshuar Qeveria Albin Kurti. Kanë ndryshuar qytetarët e Kosovës, por ti nuk po e donë me pa, se ke probleme me pa. Nuk është problemi i ulëseve por është problemi që ka ndodhë në këtë vend nuk po arrijmë me pa. Nëse trendi i qeverisjeve me ardhjen time që Kosova me mbetur pa qymyr me ditën time ka ndryshuar. E kanë parë krejt ata që ju kanë gëzuar e ata që nuk iu kanë gëzuar”.

“Kosova nuk po importon, por po prodhon. Kush është dëmtuar me këtë rast, ndoshta ndonjë sektor i krimit. E kam përshtypjen që mund të jeni i lidhur me ta se po ju dhemb. Jo dikujt po se po iu dhemb që Kosova po prodhon energji e nuk po importon, paskan qenë të lidhur me ju. Emra s’po di veç një me ditë ta them”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. ass. dr. Ragip Gjoshi Në këtë epokë të dijeve…