Haradinaj emëron edhe një zëvendësministër

20 shkurt 2018 | 20:38

Kabinetit qeveritar të Ramush Haradinajt i është shtuar edhe një zëvendësministër.

Haradiaj e ka emëruar Artan Berishën zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në total, sipas të dhënave jo zyrtare, numri i zëvendësministrave arrin në 73.

Një zëvendësministër i kushton jo pak buxhetit të Kosovës, sepse ai ka në dispozicion një shofer, një veturë dhe një asistent-e, njofton lajmi.net.

Kujtojmë se Haradinaj kishte thënë numri i zëvendësministrave nuk e kalon atë të qeverisë Mustafa, por kjo nuk qëndron sepse në kohën e Mustafës ishin mbi 40 zëvendësministra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pas takimit me kryeministrin, Ramush Haradinaj, kreu i Sindikatës…