Haradinaj i gatshëm të shkojë në zgjedhje

19 dhjetor 2017 | 00:11

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Duke folur për opozitën, ai ka pohuar se nëse ata e shohin se Qeveria po bën punë të keqe “le të na mëshojnë”.

“Unë jam i interesuar të gjejë gjuhë të përbashkët me opozitën”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së.

“Është e drejtë e tyre që të vazhdojnë me mocionin e mosbesimit”, është shprehur Haradinaj, duke iu referuar paralajmërimit për rrëzim të Qeverisë nga LDK.

“Kushdo që e vlerëson se duhet të shkojmë në zgjedhje, unë jam i gatshëm. Është e mirëpritur”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar kancelarin e ri…