Haradinaj: Gjaku i të rënëve ka vendosur themelet e Kosovës së lirë

26 mars 2018 | 11:48

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot disa nga masakrat e mëdha të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Në përvjetorin e masakrave të Krushës së Madhe, Krushës së Vogël, Kotlinës, Suharekës, Lybeniqit, Izbicës, Mejës, Pastaselit, Leshanit, flijimit të familjes Berisha në Suharekë, familjes Bogujevci në Podujevë, familjes Mirena, dhe të gjitha krimet tjera, janë pamjet e luftës së fundit në Kosovë që na rikthehen sërish.

Sot kujtojmë aktin çnjerëzor mbi një popullatë të tërë të pafajshme. Fëmijë, pleq, gra e burra, të pambrojtur, u bënë cak i terrorit të regjimit serb. Ndër breza do të kujtohen të gjithë martirët, nga gjaku i të cilëve u vendosen themelet e Kosovës së lirë.

Kujtojmë sot betejën e Landovicës dhe tetë dëshmorët e rënë! Në ditën e sotme, më 2001 ra dëshmor Njazi Azemi, luftëtar i orëve të para të UÇK-së dhe UÇPMB-së dhe më këtë rast, e nderojmë Komandant ‘Mjekrrën’, qoftë i ndritur emri dhe vepra e tij. Lavdi e nder i përjetshëm të gjithë martirëve dhe dëshmorëve!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kate Middleton është një ikonë e stilit të veshjes, por…