Haradinaj ia dorëzon Thaçit raportin 100 ditorë të punës së Qeverisë

20 dhjetor 2017 | 13:58

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi raportin me 100 ditorë të Qeverisë.

Me këtë rast, Thaçi ka vlerësuar lart punën e qeverisë në këtë 100 ditësh. Presidenti Thaçi ka thënë se vendi po ecë në drejtim të duhur me dinamikën e duhur.

Më tutje, ai e ka quajtur lajm shumë të mirë nënshkrimin e marrëveshjes për termocentralin “Kosova e Re”.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se i vjen mirë që raporti koincidon me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid-Barcelona, ose Cristiano Ronaldo kundër Lionel Messit. Brenda një…