Haradinaj: Kosova e hapur për investimet kanadeze në fushën e minierave

04 maj 2018 | 17:32

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk dhe komisionarin shtetëror të gjuhëve të Kanadasë, Raymond Theberge, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, avancimin e përdorimit të dygjuhësisë në institucione, dinamikat qeverisëse si dhe për procesin e integrimeve euro atlantike për Kosovën.

“Duke e vlerësuar mbështetjen e Kanadasë për Kosovën, në proceset e shtetndërtimit dhe konsolidimit tonë të vazhdueshëm ndërkombëtar shpreha gatishmërinë edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimeve, me theks të veçantë, investimeve në sektorin e minierave, të cilat në këtë shtet radhiten si një nga industritë primare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se…